Lidhje

Izraeli mobilizon rezervistët në përgatitje të operacioneve të mëtejshme në Rripin e Gazës


Israeli soldiers operate at the Shajaiya district of Gaza city amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, in the Gaza Strip
Israeli soldiers operate at the Shajaiya district of Gaza city amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, in the Gaza Strip

Ushtria izraelite tha të dielën se së shpejti do të thërrasë dy divizione rezervë për operacione në Rripin e Gazës, ku po zhvillon një luftë kundër grupit militant islamik të Hamasit.

"Në përputhje me vlerësimin e situatës, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) po thërret afërsisht dy brigada rezervë për aktivitete operacionale në frontin luftës në Gazë", tha ushtria, megjithëse nuk dha hollësi të mëtejshme.

Njoftimi për mobilizimin e rezervistëve pason sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit, i cili ka rritur frikën e përhapjes së konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.


Në fillim të këtij muaji Izraeli tërhoqi një pjesë të trupave nga Gaza, duke thënë se kjo ishte pjesë e përgatitjeve për operacione të tjera, duke përfshirë zonën jugore të Rafahut, ku janë vendosur më shumë se një milionë civilë palestinezë, të larguar nga zona të tjera të luftës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar të evakuojë civilët nga Rafah përpara një inkursioni të mundshëm, që synon të eliminojë batalionet e Hamasit atje, por kjo nuk ka ulur shqetësimet nga faktori ndërkombëtar mbi pasojat e një sulmi izraelit në këtë zonë.

Mbi 33 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të dhëna këto të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Ato gjithashtu thonë se shumica e 2.3 milionë banorëve janë zhvendosur dhe se pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Rreth 130 mbahen ende në Gazë, thotë Izraeli.

XS
SM
MD
LG